Në një bashkëbisedim live me qytetarët në llogarinë e tij të Facebook-ut këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se numri i bizneseve që do të përfitojnë nga paketa ekonomike do të zgjerohet.
"Bizneset e vogla si rrobaqepësitë, servis makinash (të cilët janë hapur por nuk gjejnë punë), hidraulikët, agjencitë turistike, dizajner, të gjithë këto dhe ndonjë kategori tjetër që nuk është përmendur do jenë pjesë e zgjerimit të paketës mbështetëse. Punonjësit e linjës së transportit do jenë po ashtu përfitues", u shpreh Rama.
