Ditën e sotme u bë e ditur se gjendja e deputetit Adriatik Alimadhi ishte rënduar dhe po trajtohej me oksigjen, për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Në një lidhje direkte për "Report Tv", mjeku Tritan Kalo, ka dhënë disa detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Ai është shprehur se Alimadhi nuk bën pjesë në rastet e rënda të infeksionit dhe nuk po trajtohet në terapi intensive. "Përgjithësisht ne nuk përmendim emra të pacientëve të prekur për të ruajtur etikën mjekësore, por duhet të them që infividi që përmendët nuk bën pjesë në grupin e individëve që trajtohen në terapi intensive dhe nuk ka shfaqur forma shumë të forta të infeksionit", u shpreh Kalo.
Deputeti është infektuar me Koronavirus që prej disa ditësh dhe lajmin e bëri të ditur me datë 27 Mars përmes një statusi në llogarinë e Facebook-ut.
