Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Prill 2020, 18:06

U infektua me Koronavirus, rëndohet gjendja e deputetit Alimadhi

Të premten e 27 Marsit, deputeti i opozitës, Adriatik Alimadhi, me anë të një postimi në llogarinë e tij të Facebook-ut bëri me dije se ai dhe bashkëshortja kishin rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Ai shkruante se ishte paraqitur në urgjencë me datë 24 Mars, ku kishte bërë analizat dhe grafi për mushkëritë. Më pas kishte shkuar në sanatorium për të bërë skanerin dhe tamponin, nga ku kishte rezultuar me Koronavirus.

Alimadhi u shtrua në spitalin Infektiv në fund të muajit Mars dhe së fundmi raportohet se gjendja e tij është rënduar. Deputeti po trajtohet me oksigjen pasi ka vështirësi në frymëmarrje. Bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në ambientet e shtëpisë.

Burimi: "faxweb.al"