Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Prill 2020, 16:04

Dajë për herë të dytë, Noizy zbulon portretin e ëmbël të vogëlushit

Me datë 3 Mars të këtij viti reperi shumë i dashur për publikun, Noizy u bë dajë për herë të dytë. Motra e tij solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Brygo. Lajmin e bëri të ditur vetë reperi me anë të një fotoje ku shfaqej një buqetë e madhe me lule blu.

Këtë të mërkurë Noizy ka zbuluar dhe portretin ëngjëllor të vogëlushit, sytë e të cilit janë ngjyrë blu. "Përshëndetje botë, tani jam këtu, Brygo", shkruhet në bluzën e të voglit.

Në një ndër komentet që ka marrë fotoja, reperi ka zbuluar kuptimin e emrave të nipit dhe mbesës, Brygo dhe Prayla.

“Brygo eshte emer Ilir, Brygo dhe Prayla vlla e moter princ dhe princesh nga Durresi në kohet ilire", shkruan Noizy.