Në Korenë e Jugut është gjetur një zgjidhje ideale për të bërë provim punëkërkuesit. Provimet janë zhvilluar në një stadium futbolli, ku karriget u vendosën në distancë të sigurt nga njëri-tjetri, si masë në zvogëlimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Aplikantët zhvilluan këtë provim në jug të Seulit të shtunë dhe respektuan rreptësisht rregullat e distancës sociale.

Testi ishte pjesë e procesit të rekrutimit në ndërmarrjen Ansan Urban Corp.

