Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Prill 2020, 15:03

Pas divorcit, çifti i njohur i showbizit pajtohen për t'u karantinuar së bashku

Dy aktorët e famshëm të Hollivudit, Bruce Willis dhe Demi Moore janë bërë bashkë 20 vite pas divorcit. Willis dhe Moore janë vetëkarantinuar në shtëpi me tre vajzat e tyre në mes të pandemisë së koronavirusit.

Demi Moore ka publikuar një fotografi ku shfaqet me Willis, vajzën e tyre Scout dhe të dashurin e saj.

Në një koment në Instagram, vajza e vogël e çiftit tha se ata "zgjodhën të karantinohen së bashku prej 27 ditësh duke marrë çdo masë paraprake".



Për çudi, karantinimin e Willis dhe Moore e ka pranuar edhe bashkëshortja e aktorit, Emma e cila ka lënë një koment dashamirës.

Willis dhe Moore u martuan në vitin 1987 dhe u divorcuan në vitin 2000. Që nga divorci i tyre, ata qëndruan miq me njëri tjetrin.