Që prej 27 Marsit numri i të prekurve me Covid-19 në Itali është ulur. Kryeministri italian është këshilluar me shkencëtarët kryesorë për mënyrat si mund të përfundojë izolimi me siguri. Konferenca e Giuseppe Conte me komitetin shkencor të qeverisë u zhvillua një javë para se të përfundojë afati i mbylljes së bizneseve dhe fabrikave.
Zyrtarët shëndetësorë shprehen se shpërthimi i virusit në Itali ka arritur kulmin dhe këmbëngulin që masat të mbahen sa më gjatë që të jetë e mundur. Ndoshta derisa të zhvillohet një vaksinë ose disa teste të besueshme që mund të tregojnë se kush ka imunitet ndaj sëmundjes.
"Ne jemi larg nga fundi. Numri i njerëzve që do të vdesin nga virusi do të vazhdojë të rritet", tha kreu i komitetit shkencor Domenico Arcuri para gazetarëve para se të hynte në bisedime me Conte.
Por bizneset italiane shprehen se nuk mund të qëndrojnë duarkryq për shumë më gjatë. Sipas një studimi të fundit ekonomia po i nënshtrohet një "tronditje epokale" që do të marrë të paktën dy vjet për t'u kapërcyer.
Konferenca e Conte me shkencëtarët u përqëndrua në "Fazën e dytë", pra në idenë e ndërmarrjes së lehtësimit të masave.
Një ide është që të gjithëve të mbajnë maska në publik dhe të izolohen menjëherë në rast të simptomave të gripit.
"Unë mendoj se shumë prej nesh do të duhet të mësojnë të mbajnë maska â??â??për një kohë të gjatë," tha Arcuri, kreu i komitetit shkencor të qeverisë.
Propozime të tjera përfshinin gjurmimin e personave të infektuar me aplikacione telefonike dhe ndërtimin e spitaleve specifikë për koronavirusin.
Ndërsa bizneset e vogla si restorantet dhe kafenetë nuk pritet të rifillojnë punën ende. Baret dhe klubet e natës do të jenë të fundit që do hapen.
