Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Prill 2020, 12:12

Fitoi 2 herë betejën me kancerin, koronavirusi i merr jetën këngëtarit të famshëm

Koronavirusi i ka marrë jetën një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës country folk në Amerikë. Kantautori John Prine ka vdekur në moshën 73 vjeçare për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

Jihn Prine i cili u vlerësua me çmim Grammy këtë vit, ishte në gjendje kritike pasi u infektua me Covid-19 dhe prej 13 ditësh ishte i intubuar. Kantautori u nda nga jeta të martën në një spital në Nashville, Tenesi. 

Lajmin e ndarjes nga jeta të tij e konfirmoi edhe bashkëshortja e cila tregoi se John Prine u infektua pas një turneu në Evropë.

Kantautori gjatë jetës së tij luftoi dy herë me kancerin. Ai u diagnostikua me kancer në qafë në vitin 1996 dhe operacioni ndikoi në zërin e tij. Pas një viti ai u rikthye të këndonte sërish. Kanceri e goditi përsëri në 2013, kur bëri një operacion në mushkëri.