Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Prill 2020, 12:12

6 anëtarë të një familjeje në Fier infektohen me koronavirus, mes tyre fëmijë

ISHP ka konstatuar gjashtë raste të reja me koronavirus ditën e sotme. Abc News raporton se bëhet fjalë për 6 anëtarët e një familjeje në Fier. 

"Mendohet se mes anëtarëve ka edhe fëmijë. Është e paqartë mënyra se janë infektuar anëtarët e kësaj familjeje. Të 6 anëtarët kanë shfaqur njëkohësisht simptoma dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësorë nëpërmjet numrit të Urgjencës dhe pas testit të 6 anëtarët rezultuan pozitiv.

Ndërkohë po hetohet zinxhiri i këtij rasti. Për momentin anëtarët e kësaj familjeve janë në banesën te tyre, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Familjarët ndiqen nga mjekët herë pas herë.

Vatrat nuk kanë pasur lidhje me njëra-tjerën dhe dyshohet se virusi është marrë nga kontaktet e rastësishme apo mosrespektimi i distancimit social", raportoi gazetarja e Abc News, Valbona Davidhi.

Mësohet se dy nga familjarët janë të moshuar. Ndërkohë inspektimi i banesës dhe i lagjes është kryer që në momentin e konfirmimit me koronavirus. Me gjashtë rastet e sotme, Fieri shkon në një total prej 32 personash të prekur deri më tani.