Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Prill 2020, 11:11

E fundit/ Rritet sërish numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 17 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, një rritje kjo nga 6 rastet e shënuara dje. Kështu numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 400. 

"Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me Covid-19. Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuar, prej të cilave 400 raste janë të konfirmuar me Covid-19. 

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur fatkeqësisht 22 qytetarë, pavarësisht përpjekeve të jashtëzakonshme të stafit mjekësor.

Gjatë 24 orëve të fundit 23 pacientë janë shëruar.

Në spitalin infektiv janë të shtruar 52 persona, 5 në terapi intensive, ndërsa në spitalin Covid 2, "Shefqet Ndroqi" ndodhen të shtruar 6 pacientë, 5 në terapi intensive dhe 2 të intubuar", tha drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.