Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka refuzuar ofertën e Presidentit Donald Trump për të ndihmuar Boris Johnsonin në trajtimin e koronavirusit. Johnson u fut në terapi intensive ditën e djeshme pasi simptomat e tij u përkeqësuan. Pas lajmit, Trump tha në një konferencë për shtyp se ofron mbështetjen e tij për kryeministrin britanik.
"Unë kam pyetur dy nga kompanitë kryesore, kompani të shkëlqyera dhe u kam kërkuar që të kontaktojnë menjëherë Londrën. Ne kemi kontaktuar edhe me të gjithë mjekët e Boris dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë", tha Trump, por pa përmendur kompanitë ose ilaçet për të cilat iu referohej.
Mirëpo zëdhënësi i Johnson sot e refuzoi ofertën e Trump, duke thënë "çdo trajtim që merr kryeministri është çështje e mjekëve të tij".
"Ne jemi të sigurt se kryeministri po merr kujdesin më të mirë të mundshëm. Trajtimi që ai merr është çështje e mjekëve të tij", tha ai.
