Nga Shqipëria / E Martë 7 Prill 2020, 20:08

'Jeni super, ju dua shumë', kryeministri Rama jep mesazhin e rëndësishëm

Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët ditën e sotme duke u shprehur se Shqipëria do ta fitojë këtë luftë kundër armikut të padukshëm, koronavirusit.

"Jeni super, ju dua shumë! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë! Mos e harroni kurrë: Zoti i shqiptarëve është i madh", shkruan Rama.

Ky reagim i Kryeministrit vjen pas shifrave të sotme të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, ku vetëm 6 persona kanë dalë të infektuar nga 182 të dyshuar që janë testuar 24 orët e fundit.