Nga Shqipëria / E Martë 7 Prill 2020, 19:07

4 netë jashtë në doganën e Kapshticës: Zgjidhet problemi për 27 shqiptarë

Pasditen e sotme është zgjidhur problemi i disa shqiptarëve që prej 4 netësh kanë qëndruar në doganën e Kapshticës. Në pikën kufitare janë mbi 40 emigrantë aktualisht, por autoritetet vendosën që të pranojnë vetëm 27 prej tyre që nuk janë rezident në vendin fqinj, ndërsa të tjerët duhet të kthehen.

Sipas "Report tv", pas plotësimit të procedurave dhe kontrollit mjekësor, shqiptarët u dërguan me automjetet e autoriteteve në një nga hotelet në qytetin e Korçës, ku do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë.

Shpenzimet për 27 shqiptarët do të mbulohen nga Këshilli Kordinues i Diasporës. Në hotel gjatë qëndrimit për 14 ditë në karantinë, të gjithë personat do të jenë të monitoruar nga policia.