Teksa kryeministri i Britanisë së Bashkuar, Boris Johnson po lufton me jetën pas infektimit me koronavirus dhe është futur në terapi intensive, Kryetarja e qytezës Heanor ka bërë një komentues shokues.
Sheila Oakes në një koment në Facebook ka shkruar se Johnson e meritonte plotësisht këtë që i ndodhi.
"Më falni, por ai e meriton plotësisht këtë dhe është një ndër kryeministrat më të këqij që kemi pasur ndonjëherë", ka shkruar Oakes në një postim në Facebook ku kërkohej që të gjithë të luteshin për shëndetin e kryeministrit.

Pas kritikave të shumta, kryetarja kërkoi falje dhe pranoi që bëri gabim.
