Një çift të rinjsh nga Cape Town, Afrika e Jugut janë bllokuar në një resort luksoz në Maldive ku po kalonin muajin e mjaltit. Raul, 28 vjeç dhe Olivia, 27 vjeç ishin nisur për muaj mjalti në momentet kur kishte filluar shpërthimi i pandemisë së koronavirusit.

Ata po qëndrojnë në resortin luksoz, 750 dollarë për person në ditë, në pamundësi të riatdhesimit. Muaji i tyre i mjaltit, me të gjitha garancitë e agjencisë që e kishte organizuar, do të zgjaste vetëm një javë.

"Të gjithë thonë se do donin të ishin bllokuar në një ishull tropikal dhe duket qejf, por nuk e kanë provuar", tha Olivia.
Çifti tregoi se ata ishin në ditën e katërt të pushimeve kur u njoftuan se aeroportet në Afrikën e Jugut do të mbyllen. Raul dhe Olivia kishin menduar gjithashtu të largoheshin nga hoteli, por edhe Maldive kishte ndaluar lëvizjen.

