Nga Shqipëria / E Martë 7 Prill 2020, 14:02

Jeni apo jo imun ndaj Covid-19/ Bino paralajmëron: Teste masive për popullsinë

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino deklaroi për ABC News se do të aplikohet një test i ri serologjik i cili do të masë shkallën e imunitetit të popullsisë, gjë që vjen në ndihmë për diagnozën e Koronavirusit.

“Do të aplikohet një test i ri, serologjik, në ndihmë të diagnozës. Sa i përket matjes së imunitetit në popullatë, po planifikohet dhe do të kryhet sapo testet e tilla të jenë gati”, deklaroi Bino.

Ndërkohë edhe ditën e djeshme Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në një intervistë për Ilva Taren në "Euronews", tha se shumë shpejt Shqipëria do të nisë testimet përmes një analize të gjakut për të parë antikorpet tek individët me imunitet të fortë dhe që mund të rikthehen në jetë normale pasi nuk janë të rrezikuar.