Menaxheri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka humbur njeriun më të shtrenjtë në jetë, nënën e tij si pasojë e koronavirusit. Mediat e huaja raportojnë se nëna e Guardiolës ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare në Barcelonë.
Manchester United përmes postimeve në rrjete sociale u shpreh se klubi u trishtua kur mësoi këtë lajm.

“Ne i dërgojmë ngushëllimet tona të përzemërta Pep dhe familjes së tij”, shkruhet në postim.
Kujtojmë që muajin e kaluar, Guardiola dhuroi 1 milion euro për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

