Nga Shqipëria / E Martë 7 Prill 2020, 11:11

Çmendet e reja/ Doli pozitive me koronavirus: Do t'jua shkurtoj jetën

Policia e Teksasit është në kërkim të një 18-vjeçare e cila pasi ka rezultuar me koronavirus, ka postuar disa video në Snapchat duke kërcënuar se do ia shkurtojë jetën të tjerëve duke patur kontakt fizik. 

"Jam te Walmart gati për t’i infektuar të gjithë sepse nëse unë fundosem, të gjithë ju do të fundoseni. Nëse doni të infektoheni me koronavirus dhe të vdisni, më telefononi. Do t’ju takoj dhe do t’ju shkurtoj jetën", u shpreh e reja. 

Në një postim tjetër 18-vjeçarja thotë: "Prindërit më thanë të qëndroj në shtëpi. Kush dreqin jeni ju të më thoni të qëndroj në shtëpi?"

Lorraine Maradiaga do të arrestohet me akuzën për "kërcënim terrorist".