Një 54 vjeçar nga Çikago ka qëlluar për vdekje bashkëshorten dhe më pas veten, sepse mendonte se ishin infektuar nga Koronavirusi. Mirëpo autoritetet kanë bërë me dije se ai ishte gabuar dhe në fakt çifti nuk ishin të prekur.
Patrick Jesernik dhe e shoqja, Cheryl Schriefer janë gjetur në dhoma të ndara në banesën e tyre. Secili ishte qëlluar një herë në kokë dhe arma e zjarrit është gjetur pranë trupit të 54 vjeçarit. Të dy janë shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes.
Familja e Cheryl ka treguar se ajo kishte vështirësi në frymëmarrje, një ndër simptomat e koronavirusit, mirëpo ajo nuk e kishte marrë përgjigjen e testit. Pavarësisht simptomës, të dy kanë dalë negativ për Covid-19.
Burimi: "Daily Mail"
