Nga Shqipëria / E Hënë 6 Prill 2020, 22:10

Kaloi në terapi intensive, Pipero për kryeministrin britanik: E mori me sportivitet...

Gjendja e kryeministrit britanik Boris Johnson është përkeqësuar. Mbrëmjen e djeshme ai u shtrua në spital, disa ditë pas infektimit me Koronavirus, ndërsa pasditen e sotme është zhvendosur në terapi intensive.

Në një lidhje direkte në emisionin "Open", mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka reaguar në lidhje me këtë lajm. Ai shprehet se përderisa është futur në terapi intensive, gjendja e Johnson duhet të jetë e rëndë.

“Nëse shkon në terapi intensive pra, intubohet është shumë kritike. Është pak tragjike se ai e mori pak me sportivitet. Në këtë lloj situate është shumë kritike dhe duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze masat e vendosura nga OBSH. Nuk bëhet trim me këtë virus. Trim është ai që rri në shtëpi jo që shkon nëpër rrugë e pazar", tha Pipero.