Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, u shtrua në spital mbrëmjen e djeshme. Ndonëse kanë kaluar 10 ditë që pas infektimit me Koronavirus, simptomat e tij nuk kanë kaluar, për më tepër janë përkeqësuar. Ai ka temperaturë dhe kollë të vazhdueshme.
Nga ora 7 e pasdites këtë të Hënë, Johnson është zhvendosur në Njësitë e Kujdesit Intensiv. Ekipi mjekësor i kryeministrit ka marrë këtë vendim si masë paraprake në rast se ka nevojë për ventilim. Johnson ishte i vetëdijshëm gjatë transferimit për në kujdes intensiv.
Sekretari i jashtëm Dominic Raab do të marrë përsipër detyrat e tij për aq kohë sa ndodhet në spital, sipas një njoftimi nga qeveria.
Kujtojmë se po këtë të Hënë, kryeministri britanik reagoi me anë të një postimi në Twitter ku shprehej falenderues ndaj mjekëve.
“Mbrëmë, me këshillën e mjekut tim, unë shkova në spital për disa teste rutinë pasi ende jam duke provuar simptoma të koronavirusit. Jam në gjendje të mirë shpirtërore dhe mbaj kontakte me ekipin tim në qeveri, pasi ne punojmë së bashku për të luftuar këtë virus dhe për t’i mbajtur të gjithë të sigurt.
Unë dua të falenderojë gjithë stafin e shkëlqyer që po kujdeset për mua dhe të tjerët në këtë kohë të vështirë. Ju jeni më të mirët e Britanisë. Ju lutem qëndroni në shtëpi për të shpëtuar jetë", shkruante Johnson.
Burimi: "cnbc.com"
