Situata nga Koronavirusi në Francë është rënduar. Brenda 24 orësh janë shënuar 833 viktima, duke e çuar në total 8.911 numrin e jetëve të humbura.
Po brenda 24 orësh janë regjistruar 5.171 raste të reja me Koronavirus duke e çuar në 98.010 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Ndërkohë 7.072 nga këto pacientë janë në gjendje kritike për jetën.
Franca rradhitet e katërta në rradhë për numrin më të lartë të viktimave, pas Italisë (16.523), Spanjës (13.169) dhe SHBA-së (10.516). Përsa i përket numrit të të infektuarve është e pesta në rradhë pas SHBA-së (356,653), Spanjës (135,032), Italisë (132,547) dhe Gjermanisë (101,779).
