Nga Shqipëria / E Hënë 6 Prill 2020, 20:08

Tragjike/ Numri i viktimave nga Koronavirusi në SHBA i kalon 10 mijë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në pikun e përhapjes së Koronavirusit dhe vendet më të prekura janë New Yorku, Miçigani dhe Luiziana.

Numri total i të infektuarve me Koronavirus në SHBA, ka shkuar në 356.007, numri më i lartë në të gjithë botën, ndjekur më pas nga Spanja (135.032) dhe Italia (132.547). Situata e rënduar dallohet dhe te numri i viktimave. Fatkeqësisht numri i viktimave ka kaluar 10.000. Në SHBA numërohen në total 10.467 persona që kanë humbur jetën nga Koronavirusi.

Nisur nga këto shifra SHBA renditet vendi i tretë në botë për numrin e viktimave, pas Italisë (16.532) dhe Spanjës (13.162).