Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, u shtrua në spital pak ditë pasi u infektua me Koronavirus. Ditën e sotme mediat e huaja raportuan se Johnson është futur në oksigjen dhe mjekët janë të shqetësuar sepse simptomat nuk kanë kanë kaluar ende, 10 ditë pasi rezultoi pozitiv.

Vetë kryeministri ka reguar me anë të një statusi në Twitter, ku shprehet se është në një gjendje të mirë shpirtërore dhe mjekët po bëjnë më të mirën për të.
“Mbrëmë, me këshillën e mjekut tim, unë shkova në spital për disa teste rutinë pasi ende jam duke provuar simptoma të koronavirusit. Jam në gjendje të mirë shpirtërore dhe mbaj kontakte me ekipin tim në qeveri, pasi ne punojmë së bashku për të luftuar këtë virus dhe për t’i mbajtur të gjithë të sigurt.
Unë dua të falenderojë gjithë stafin e shkëlqyer që po kujdeset për mua dhe të tjerët në këtë kohë të vështirë. Ju jeni më të mirët e Britanisë. Ju lutem qëndroni në shtëpi për të shpëtuar jetë", shkruan Johnson.

