Një video e aktorit të njohur, Ezra Miller, është bërë virale ditën e sotme. Në videon në fjalë, të filmuar nga një fans, ai shihet duke u zënë me një fanse.

Aktori 27 vjeçar e ka kapur nga fyti dhe dëgjohet teksa i thotë "Kush je ti? Dëshiron të zihesh? Dëshiron të zihesh?". Më pas zënka është përkeqësuar akoma më shumë pasi Miller e ka përplasur vajzën në tokë.

Në këtë moment filmimi i videos ka ndaluar. Mësohet se pas ngjarjes ka ardhur dhe policia dhe aktori është shoqëruar në komisariat.
