Nga Shqipëria / E Hënë 6 Prill 2020, 16:04

Prej 5 ditësh i shtruar, ndërron jetë një tjetër pacient me koronavirus tek Infektivi

Një tjetë pacient me koronavirus ka humbur jetën sot në spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë njofton se pacienti 90-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e tromboembolisë pulmonare.

90-vjeçari ishte i prekur edhe nga COVID19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension).

Ministria e Shëndetësisë njofton se pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare. 

Ka shkuar në 22 numri i viktimave në vendin tonë nga koronavirusi.