Nga Shqipëria / E Hënë 6 Prill 2020, 15:03

'Erdhi foli me familjen time', Arbenita tregon historinë e dashurisë me Feron

Lidhja e Arbenitës dhe Feros ka qenë shumë e komentuar në media e shpeshherë çifti janë përfolur për ndarje. Megjithatë pavarësisht thashethemeve ata vazhdojnë lidhjen, edhe pse për shkak të karantinës tani nuk mund të takohen. Arbenita e cila gjatë kësaj kohe kishte preferuar të mos prononcohej shumë për lidhjen me reperin, sot ka vendosur t'i përgjigjet pyetjeve të fansave kuriozë.

Një prej tyre e ka pyetur modelen sesi ra në dashuri me Feron dhe Arbenita tregoi se ai u soll si burrë i vërtetë dhe foli me familjen e saj.

"Më pëlqeu shumë që ai e mbajti fjalën! Si burrë i vërtetë, erdhi foli me familjen time. Më çoi në shtëpinë e tij. Nuk e mbajti lidhjen sekret. Më pëlqen shumë që po rritemi bashkë, më të zgjuar, më të lumtur, më të pasur. Ai mund t'ju duket dalë i keq, por me mua është shumë i ëmbë", u shpreh Arbenita.