Nga Shqipëria / E Hënë 6 Prill 2020, 14:02

Pazarin tani mund ta bëni me makinë, Rama prezanton masat e reja lehtësuese

Kryeministri Rama në një video live ditën e sotme iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, foli për gjendjen në Kapshticë, situatën me koronavirusin në vend dhe prezantoi disa masa lehtësuese që do merren në ditët në vijim.

Kryeministri u shpreh se një nga masat do të jetë lejimi i plotë i automjeteve private për punonjësit e aktiviteteve të lejuara. 

Një tjetër masë do të jetë shtyrja e fashës së orarit të daljes deri në 90 minuta dhe jo për një orë siç ishte rregulli më parë.

Do të jetë e mundur kryerja e pazareve me automjet privat. 

Kryeministri theksoi se kush do të thyej rregullat, masat ndëshkuese do të jenë të rrepta.

Për pronarë lokalesh që kanë hapur bizneset në mënyrë të fshehtë, Rama paralajmëroi burg, gjobë, konfiskim makinë, heqje patente për disa vite dhe konfiskim i të gjitha produkteve që kanë në lokal.