Nga Shqipëria / E Hënë 6 Prill 2020, 13:01

Ky qytet i Shqipërisë nuk ka asnjë rast me Koronavirus

Numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 377 dhe 24 orët e fundit kanë dalë pozitiv 16 raste. Një rritje të numrit të rasteve ka kryesisht në Shkodër, Tiranë dhe Has.

Ndërsa qyteti i cili vijon të mos ketë asnjë të prekur nga Covid 19 është Gjirokastra. Top Channel raporton se testimet në këtë qytet deri tani kanë rezultuar negative.

Nën karantinë të detyruar janë rreth 80 persona të mbërritur gjatë ditëve të fundit nga Greqia, Italia dhe Franca.

Shërbimi Epidemiologjik ju ka bërë thirrje sot qytetarëve të qarkut që kanë vizituar qarqe të tjera të hyjnë në karantinë sepse ndaj tyre do të ketë ndëshkime të njëjta me ata që duhet të respektojnë karantinën pasi kanë ardhur nga vende të tjera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë 177 raste
Durrës 38 raste
Lushnje 5 raste
Elbasan 10 raste
Fier 26 raste
Kavajë 8 raste
Rrogozhinë 4 raste
Korçë 16 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 44 raste
Lezhë 14 raste
Berat 2 rast
Has 12 raste
Krujë 5 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 4 raste
Mirditë 3 raste