Nga Shqipëria / E Hënë 6 Prill 2020, 11:11

E fundit/ Ulet numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bën me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 170 raste, prej të cilëve 16 janë pozitivë. Një numër ky më i ulët se dje, kur u shënuan 28 raste.

Kështu ka shkuar në 377 numri i të infektuarve në vend me koronavirus, ndërsa në 21 numri i viktimave.

Në spital aktualisht janë të shtruar 73 pacientë, ku 11 ndodhen në terapi intensive dhe 2 në intubim.

Janë testuar gjithashtu 11 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të gjithë negativë nga COVID-19.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 21 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar.