Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është shtruar në spital pak ditë pasi u infektua me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Kryeministrit britanik e cila njofton se Johnson do të bëjë testime të tjera.
Një zëdhënëse e zyrës për shtyp tha se Johnson ka simptoma të vazhdueshme dhe temperaturë të lartë.
"Shtrimi në spital është një hap paraprak, pasi Kryeministri vazhdon që të ketë simptoma edhe 10 ditë pas testimit që e nxorri pozitiv ndaj virusit. Kryeministri falenderon stafin mjekësor për punën e jashtëzakonshme dhe nxit qytetarët që të ndjekin këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi që të mbrojnë bluzat e bardha për të shpëtuar jetë”, vazhdoi zëdhënësja.
Kryeministri Boris Johnson ka punuar nga shtëpia që prej 27 Marsit kur dhe u testua pozitiv ndaj COVID-19.
