Nga Shqipëria / E Diel 5 Prill 2020, 22:10

Koronavirusi i mori jetën, i biri i kushton fjalët rrënqethëse ish-boksierit shqiptar

Ish-trajneri i kombëtares së boksit, Skënder Kurti ndërroi jetë ditën e sotme në Spitalin Infektiv si pasojë e koronavirusit. Ditë më parë, 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe gjendja e tij ishte e rënduar së tepërmi. Kurti ishte i shtruar në spital prej 20 ditësh në gjendje të rëndë i intubuar. 

Pas ndarjes nga jeta të ish-boksierit kampion, djali i tij Renato ka bërë një dedikim prekës.

"Qofsh i xhenetit shoku im me i ngusht , baba im! Zoti te miret i merr per vete, pac dheun e lehte bab me ty ka vdek edhe gjysma ime sot! S'ndahesh dot nga zemrat tona! Do jetosh me mu ne krah ne shpirtin tim derisa te bashkohemi", shkruan Renato.