Nga Shqipëria / E Diel 5 Prill 2020, 19:07

Koronavirusi i merr jetën ish-boksierit shqiptar

Ish-boksieri shqiptar Skënder Kurti ka ndërruar jetë ditën e sotme në Spitalin Infektiv si pasojë e koronavirusit. Disa ditë më parë, 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe gjendja e tij ishte e rënduar së tepërmi. Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

"Te qofte dheu i lehte Ner Kurti! Nuk arrij ta besoj qe kete here nuk ja dole!", ka shkruar Paloka pak më parë në një postim në Facebook.

Kurti ishte i shtruar në spital prej 20 ditësh në gjendje të rëndë i intubuar. Numri i viktimave në vendin tonë që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ka shkuar në 21 ndërsa numri i personave të infektuar është 361.