Aktorja amerikane Patricia Bosworth është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare, pas komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi. Lajmin e bëri të ditur një i afërm i aktores për "New York Times".

Bosworth ishte shumë e famshme për rolin e murgeshës në filmin klasik "The Nun’s’s Story" të vitit 1959, ku luajti krah Audrey Hepburn.

Bosworth studioi aktrim së bashku me Marilyn Monroe, Paul Newman, Steve McQueen etj aktorë të famshëm. Më vonë ajo e përqëndroi karrierën në gazetari si një redaktore dhe shkrimtare e suksesshme.

Pas vdekjes së aktores, vajza e saj e adoptuar bëri një postim prekës ku shkruante" Ky virus i tmerrshëm më mori njerkën time të dashur dhe të talentuar. Ajo ishte kaq modeste, e kujdesshme dhe e dhembshur. Ajo i donte shumë fëmijët e mi dhe ishte shumë e lumtur që u bë gjyshe".
