Nga Shqipëria / E Diel 5 Prill 2020, 17:05

Shpresë për Spanjën: Bie numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit

Shkalla e rasteve të reja me koronavirus dhe vdekjeve në Spanjë është ulur ndërkohë që vendi është nën një mbyllje gati totale. Raportohet se 674 viktima janë shënuar 24 orët e fundit, që tregon një rënie nga e shtuna e cila shënoi 809 viktima dhe e enjta e cila shënoi rekord me 950 viktima, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në Spanjë.

Numri total i rasteve të reja u rrit nga 124.736 që ishte të shtunën në 130.759 sot.

"Sot bashkohem me kolegët për të dhënë një mesazh të vogël shprese. Ne jemi në rrugën e duhur dhe do ta mposhtim virusin", tha gjenerali Miguel Angel Villaroya, shefi i shtabit të mbrojtjes, gjatë një konference ditën e sotme.