Nga Shqipëria / E Diel 5 Prill 2020, 16:04

Shkeli rregullat e karantinës, futbollisti i njohur dënohet me 3 muaj arrest shtëpie

Futbollisti i njohur i kombëtares serbe ka shkelur rregullat e karantinës. Bëhet fjalë për sulmuesin 29 vjeçar, Aleksandar Prijovic, i cili është dënuar me tre muaj arrest shtëpie.

Futbollisti ka dalë nga shtëpia e tij në Beograd duke shkelur rregullat e izolimit. Qeveria serbe ndalon daljen e qytetarëve nga shtëpia nga ora 17:00 deri në 5:00 të mëngjesit.

Prijovic luan me Arabinë Saudite me Al Ittihad.

Burimi: "The National"