Këngëtarja e njohur britanike Marianne Faithfull është dërguar në spital pasi ka shfaqur simptomat e koronavirusit. Ikona e viteve '60 pasi u shtrua në spital, iu bë menjëherë testi dhe rezultoi pozitive për koronavirus.

Miku i saj tha për mediat e huaja se këngëtarja ka rezultuar me pneumoni dhe tani është nën kujdesin e mjekëve.

Këngëtarja 73-vjeçare gjatë jetës së saj ka vuajtur shumë nga shëndeti. Fillimisht vuajti nga anoreksia, më pas në fillim të viteve 1970, ishte e varur nga heroina. Në vitin 2006, u diagnostikua me kancer në gji dhe iu nënshtrua një operacioni. Në vitin 2007, Faithfull njoftoi se kishte hepatit C. Ajo gjithashtu ka artrit dhe probleme të tjera shëndetësore.

