Nga Shqipëria / E Diel 5 Prill 2020, 16:04

Ishte furnizuar me ushqime, përmbyset kamioni në Elbasan (Video)

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem ku një maune e tonazhit të rëndë është përmbysur. "Abc News" raporton se kamioni me targa maqedonase ka qenë i ngarkuar me ushqime. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme pas aksidentit, ngarkesa është shpërndarë nëpër rrugë.

Drejtuesi i kamionit është plagosur rëndë. Shkak për këtë aksident dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe përgjumja e drejtuesit të mjetit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.