10 nga 33 emigrantët që po qëndronin prej më shumë se 24 orësh në tokë neutrale në doganën e Kakavijës, kanë tentuar të kalojnë në këmbë kufirin për të hyrë në atdhe.
Mirëpo shqiptarët janë kapur nga policia dhe janë ndëshkuar me gjobë. Po ashtu janë detyruar të vetëkarantinohen në banesë për 14 ditë.
Nga ana tjeter 6 emigrantë janë kthyer mbrapsht në vendin fqinj ku jetojnë, ndërsa 7 të tjerë janë ende në pritje të hapjes së kufirit. Në 24 orët e fundit u është lejuar hyrja në Shqipëri vetëm 10 personave që kishin leje./ 'Report Tv'
