Një lajm i hidhur vjen nga Kuçova. Pak para mesnatës një grua 40 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, është gjetur e vetëvarur në litar në banesën e saj, nga bashkëshorti. Ai ka lajmëruar menjëherë policinë të cilët kanë hetuar ngjarjen.
Burime nga policia bëjnë me dije se për shkak të kushteve të vështira ekonomike, gruaja me inciale Z.S vuante prej kohësh nga depresioni. Kjo mendohet të jetë shkaku i vetëvrasjes.
Bashkëshorti është dërguar menjëherë në spital, pasi ai ka humbur ndjenjat kur ka gjetur të pajetë të shoqen./ "Top Channel"
