Nga Shqipëria / E Diel 5 Prill 2020, 12:12

Kledi Bahiti fotografohet në momente private me të dashurën

Pak kohë më parë u bë e ditur se kompozitori shumë i pëlqyer nga publiku, Kledi Bahiti, është në një lidhje dashurie. Partnerja e tij është prezantuesja e sportit në RTSH, Pejana Elezi.

Së fundmi Pejana ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto të një momenti privat me Kledin. Dyshja shfaqen duke u puthur dhe këtë foto romantike, moderatorja e ka shoqëruar me një dedikim shumë të ëmbël. “Lëkura jote dhe lëkura ime mund të ndalojnë kohën…deri në fund”, shkruan ajo.

Kujtojmë se para disa ditësh u bë e ditur se Pejana është në pritje të ëmbël dhe çifti do të bëhen prindër për herë të parë.