Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me Covid-19, mes tyre një fëmijë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 361. Mosha mesatare e rasteve me Covid-19, është 50 vjeç.
Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 pacientë. 64 pacientë janë të shtruar në spitalin e Infektivit, ku 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në Spitalin Covid 2 "Shefqet Ndroqi" janë 7 pacientë të shtruar, 6 ne terapi intensive. Në të dy spitalet janë gjithsej 71 pacientë të shtruar.
