40 emigrantë shqiptarë vazhdojnë të qëndrojnë mes kufirit shqiptaro grek në Kapshticë. Ata nuk lejohen të hyjnë në territorin shqiptar pas mbylljes se kufirit.
Sipas të dhënave ata nuk kanë autorizim nga konsullata apo Ministria e Jashtme çka ka bërë që autoritetet të mos lejojnë kalimin e tyre. "Top Channel" raporton se mes personave ka gra burra dhe të moshuar.
Një pjesë e tyre kanë që mbrëmë, ndërsa disa të tjerë u janë bashkuar sot.
