Muajin e kaluar përmes këngës "Never worn white", Katy Perry dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë. Në klip 35-vjeçarja shfaqet me barkun e rrumbullakosur, e veshur me fustan të bardhë dhe në një skenë tjetër e mbuluar me tyl.

Sot këngëtarja ka zbuluar se gjinia e bebes është vajzë. Ajo ka postuar një foto të partnerit Orlando Bloom të mbuluar me tortë dhe në lokacion shkruan "Vajzat sundojnë botën".
View this post on Instagram
Katy ka treguar se fëmija i saj dhe i Orlando Bloom do të vijë në jetë gjatë verës.

"Jam e emocionuar, ne jemi të emocionuar dhe shumë të lumtur. Është sekreti më i gjatë që kam mbajtur. Mendova t'jua tregoja nëpërmjet muzikës", u shpreh këngëtarja për shtatzëninë.


