Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Prill 2020, 16:04

Njësoj si në Turqi, ja ku do të vendoset tunel sterilizues në Tiranë

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka bërë me dije se në hyrje të tregut të Kombinatit do të krijohet një tunel higjienik për dezinfektim.

Një tunel i tillë është vendosur dhe në Turqi, në qendër të qytetit për t'u përdorur nga këmbësorët.

Po ashtu në tregun e Kombinatit, nuk do të lejohen më makina dhe do të ketë vetëm një hyrje.

Njoftimi i plote:

Kombinat, tiranë - nuk do rrezikojmë gjithçka që kemi arritur deri tani në tiranë vetëm për një treg!

Nëse nga 27 njësi, në 26 prej tyre tregjet funksionojnë për bukuri, nuk ka asnjë arsye që të mos vendoset rregull edhe në tregun e kombinatit.

Nga e hëna rregulla të reja:
- ushtria nuk do të lejojë më makina në treg;
- do të ketë vetëm një hyrje, çdo hyrje tjetër mbyllet;
- largohen të gjithë ambulatët në një hapësirë tjetër;
- në hyrje do të krijohet një tunel higjenik për dezinfektim.
- do vendoset sinjalistikë 2m larg njëri-tjetrit.

Masa drastike për të vetmin treg që na sjell probleme, por të gjitha këto nuk bëhen pa bashkëpunim!"