Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Prill 2020, 15:03

Vetëm 16 vjeç, ndahet nga jeta aktori i njohur

Aktori i filmit "The Flash", Logan Williams, ka ndërruar jetë në moshën 16 vjeçare. Lajmin e trishtë e dha nëna e tij të premten në Tri-City News.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur. Për shkak të masave të distancimit social nga Koronavirusi, e ëma e Loganit po e përballon e vetme humbjen e të birit, pa ngushëllimin e njerëzve të dashur.

“Nuk jam në gjendje t’i përqafoj prindërit e mi që kanë humbur nipin e tyre të vetëm. Është e vështirë. Me talentin dhe pamjen e tij të mrekullueshme, Logan kishte mundësinë që të ishte një yll i madh”, u shpreh ajo.

Humbja e tij ka tronditur padyshim të gjithë miqtë, familjarët dhe fansat. Ndonëse në një moshë të re, aktori kishte fituar zemrat e njerëzve të cilët kanë dedikuar statuse të ndryshme në rrjete sociale.