Një infermiere në Fano të Italisë, e cila ka rezultuar pozitive me koronavirus, është kapur nga policia. Ajo është parë duke ecur me burrin dhe dy fëmijët e tyre, të kapur dorë për dore.
Gruaja e ka mbrojtur veten duke nxjerrë si pretekst "Shkova për të hedhur mbeturinat", mirëpo në të vërtetë ishte shumë larg nga shtëpia.
E gjithë familja duhet të qëndronte në karantinë por siç duket kanë shkelur rregullat. Infermierja është ndëshkuar penalisht, ndërkohë që ndaj saj dhe burrit të saj ka dhe sanksione administrative.
Infermierja dhe i shoqi nuk janë rasti i vetëm. Raste të tjera të mosrespektimit të karantinës janë:
Një çift i kapur në makinë, të cilët pretendonin se kishin dalë për probleme shëndetësore dhe do shkonin në farmaci por në të vërtetë ishte thjesht justifikim. Të dy u ndëshkuan me gjobë.
Një tjetër rast, është një 27 vjeçar nga Roma i cili ka dalë për të takuar të dashurën. Ushtria ka hasur me çiftin në rrugë dhe të dy janë ndëshkuar.
Një grua 34 vjeçare në Brescello, është një rast tjetër. Ajo kishte dalë nga karantina vetëm për të blerë cigare. Po ashtu dhe 34 vjeçarja u ndëshkua nga policia.
Burimi: "tgcom24.mediaset.it"
