Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 29 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 333.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeçar nga Tirana dhe në total 18 persona kanë ndërruar jetë. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 10 pacientë. 66 pacientë janë të shtruar në spitalin e Infektivit, ku 6 prej tyre janë në terapi intensive.
Në Spitalin Covid 2 "Shefqet Ndroqi" janë 5 të shtruar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë 157 raste
Durrës 33 raste
Lushnje 5 raste
Elbasan 9 raste
Fier 25 raste
Kavajë 8 raste
Rrogozhinë 4 raste
Korçë 16 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 31 raste
Lezhë 14 raste
Berat 1 rast
Has 9 raste
Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
Pukë 4 raste
Mirditë 3 raste
