Babai i Dj të njohur Vikit, mjeku Dhimitër Kraja, është shëruar nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një njoftimi në rrjete sociale.
"Lajm shumë i mirë nga spitali infektiv: Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja!", shkruan Manastirliu.
Kraja, pas 48 vitesh punë, ishte i pari qe iu përgjigj thirrjes për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira. Tre ditë pas rikthimit të tij në detyrë ai u infektua nga Koronavirusi. Fatmirësisht mjeku është shëruar dhe ka dalë nga Infektivi për t'u karantinuar në shtëpi.

