Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Prill 2020, 11:11

E fundit/ Mjeku Dhimitër Kraja shërohet nga Koronavirusi dhe del nga Infektivi

Babai i Dj të njohur Vikit, mjeku Dhimitër Kraja, është shëruar nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një njoftimi në rrjete sociale.

"Lajm shumë i mirë nga spitali infektiv: Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja!", shkruan Manastirliu.

Kraja, pas 48 vitesh punë, ishte i pari qe iu përgjigj thirrjes për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira. Tre ditë pas rikthimit të tij në detyrë ai u infektua nga Koronavirusi. Fatmirësisht mjeku është shëruar dhe ka dalë nga Infektivi për t'u karantinuar në shtëpi.